Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka përkujtuar 26 vjetorin e vrasjes së 30 shqiptarëve në Rugovë të Hasit, Goden dhe Bishtazhin të Gjakovës.
Ai ka thënë se sakrifica e tyre është themeli i lirisë dhe amanet i shenjtë që do të ruhet brez pas brezi.
“21 luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ranë heroikisht në betejë, duke u përballur me forcat pushtuese për mbrojtjen e popullatës civile. Nëntë civilë u vranë pa mëshirë, vetëm sepse ishin shqiptarë, e kërkonin të jetonin të lirë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Me krenari dhe dhimbje, kujtojmë ata që më 27, 28 dhe 29 janar ranë për çlirimin e Kosovës, për shtetin tonë të pavarur, për Republikën e lirë e sovrane:Agim Zeneli, Agron Rama, Agush Gjocaj, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gëzim Ademaj, Gaspër Karaqi, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Prend Lleshi, Sahit Krasniqi, Sejdi Rama, Valon Gashi, Vesel Avdyli, Rrustem Morina, Selman Morina, Muhamet Morina, Nusret Morina, Xhevdet Berisha, Ibrahim Kryeziu, Adem Shala, Zyber Shala dhe Rifat Shala. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë