Në Prishtinë shumë shpejt do të nis ndërtimi i laboratorit të hematologjisë.
Kjo është bërë e ditur nga Donika Kadaj Bujupi, këshilltarja e presidentes Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook.
‘’Sapo morëm konfirmimin për një donacion të jashtëzakonshëm nga Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation për ndërtimin dhe pajisjen e një laboratori të hematologjisë në Spitalin Pediatrik “H.H Sheikha Fatima bint Mubarak” në Prishtinë’’, ka shkruar ajo.
Ajo tutje ka bërë të ditur se ky projekt vjen si rezultat i përkushtimit të vazhdueshem të Presidentes Osmani dhe ekipit të saj, në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare për sistemin tonë shëndetësor.
Po ashtu është bërë e ditur se në kuadër të kësaj mbështetjeje, së shpejti pritet edhe dorëzimi i pajisjeve mjekësore për Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe QKUK-në./Arbresh.info/
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...