Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim elektoral me gratë, ku është zotuar për barazi gjinore, mbështetje financiare dhe masa kundër dhunës ndaj grave, duke e cilësuar fuqizimin e tyre si kyç për zhvillimin e Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka mbajtur tubim elektoral me gratë. Në këtë takim, Hamza tha se angazhohet për një Kosovë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse, ku gratë janë forca lëvizëse e shoqërisë.
Ai, në programin e tij, ka hartuar 6 pika që kanë të bëjnë me përkrahjen e tyre.
Hamza shtoi se barazia gjinore do të jetë objektivi kryesor në qeverisjen e tij dhe po ashtu edhe në vendimmarrje. Nuk do të mungojë as përkrahja financiare dhe lehtësira të tjera.
Në këtë takim u tha se siguria dhe dinjiteti i grave janë të pacenueshme dhe, për këtë arsye, do të zbatohet politika e tolerancës zero ndaj dhunës ndaj grave. Gjithashtu, u theksua se do të sigurohen strehimore dhe shërbime rehabilituese për viktimat e dhunës, si dhe do të përmirësohet legjislacioni për të garantuar mbrojtjen dhe ndëshkimin e rreptë të çdo forme dhune.
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...