Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se në përfaqësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjithherë ka folur për interesat shtetërore.
Tahiri përmes një postimi të bërë në rrjetin social në Facebook ka shtuar se këtë e ka bërë në frymë uniteti, duke u ngritur mbi dallimet politike të brendshme, shkruar ai.
‘‘Për tri vite radhazi në përfaqësimin e Kuvendit, pra Republikës së Kosovës, në Këshillin e Evropës, në çdo rast, gjithmonë në frymë uniteti, kam folur për interesat tona kombëtare e shtetërore, duke dalë dhe duke u ngritur mbi dallimet tona politike të brendshme.Për shtet duhet dinjitet!’’, ka shtuar ai./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër