Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka dëshmuar sot pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, për krime lufte.
Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, për Arbresh.info tha se Walker është paraqitur për dëshmi pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së tij, shkruan Arbresh.info.
Seanca ku ai ka dhënë dëshminë është e mbyllur për publikun.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmtarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun.”, tha ajo./Arbresh.info/
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...