Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, vazhdon takimet me liderët e partive politike në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
Ambasada Britanike, përmes një postimi në Facebook, se ka njoftuar se Hargreaves ka takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
“Sot ishte mirë të flisja me liderin e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Diskutuam për fushatën zgjedhore dhe rëndësinë e institucioneve të fuqishme e të pavarura të Kosovës”, njofton Ambasada Britanike.
Ambasadori Hargreaves sot ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore”, njofton pos tjerash PDK, përmes një postimi në Facebook.
Moti të premten i paqëndrueshëm, reshje në disa zona
Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...