Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.
Gjatë këtij takimi, Dibrani e informoi ambasadorin Malaj lidhur me sfidat dhe të arriturat e SHKK-së, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme në fushën e korrektimit, risocializimit dhe rehabilitimit të personave të privuar nga liria.
“Ambasadori Malaj vlerësoi punën e SHKK-së dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në këtë fushë, ndërsa u interesua edhe për trajtimin e shtetasve të Shqipërisë që po mbahen në institucionet tona korrektuese”, thuhet në njoftimin për media nga SHKK-ja.
Tutje thuhet se të dy palët diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave mes institucioneve përkatëse të të dyja vendeve, me qëllim të forcimit të kapaciteteve dhe përmirësimit të standardeve në sistemin korrektues./Arbresh.info/
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...