Dega e PDK-së në Ferizaj e kanë bërë të premten përgjegjës pushtetin lokal të Ferizajt për politikat degraduese që po zbaton në fushën e arsimit.
Punësimet në baza familjare e partiake, pa kritere e pa profesionalizëm, kanë qenë në tehun e kritikës të këtij subjekti politik, i cili tërë përgjegjësinë ia mveshë të parit të Ferizajt, Muharrem Svarqa dhe vartësve të tij në këtë dikaster të rëndësishëm të shoqërisë.
“Këtë do ta dëshmojmë me shembuj të prekshëm, paramendoni në një shkollë lirohen nxënësit nga mësimi në emër të mbledhjes dhe mësimdhënësit e shtrojnë pijen dhe mezen në sallën e arsimtarëve dhe për këto momente shkolla ka qenë jashtë funksionit dhe misionit të vet. Po ashtu ta zëvendësoj mësuesen e klasës, arsimtarja e biologjisë, kjo ngjet vetëm te ne, sepse mësuesja ka shkuar për vizitë private në SHBA dhe për çudi arsimtarja zëvendësuese nuk është edhe nga kolektivi i shkollës”, ka thënë drejtuesi i Departamentit të Arsimit në PDK, Agim Berisha.
Drejtues të këtij departam enti kanë sjellë edhe shembuj të tjerë të keqmenaxhimit, siç është rasti i hapjes së bufeve brenda objekteve të shkollave të mesme të komunës.
”Kjo është e ndaluar me udhëzimin administrativ të MAShT-it. Kjo ngjet vetëm te ne, madje atelien e dikurshme të gjimnazit ‘Shaban Hashani’ e kanë shndërruar në minishitore, merreni me mend se ku ka arrit arsimi i Ferizajt”, ka thënë Berisha.
Për më tepër dega e PDK-së, ka kritikuar edhe hapjen e dy paraleleve në gjimnazin shoqëror që është bërë në gjysmëvjetorin e dytë, duke thënë se kjo tregon më së miri se procesi i regjistrimit të nxënësve në klasat e dhjeta është bërë pa kurrfarë kriteri, por edhe procesi i regrutimit të mësimdhënësve, siç ka ndodhur në shkollën ekonomike.
“Kjo tregon se këtu nuk respektohen ligjet, udhëzimet administrative, punëtoret punojnë pa kontrata, në mënyrë të egër. Nga kjo foltore e ftoj inspektoratin e punës që të veproj në bazë të kompetencave që ka. Dhe, kjo tregon se udhëheqja komunale ka instaluar frikën nëpër shkolla, ngase për këto parregullsi fare nuk dëgjohet zëri i asnjë drejtori, sindikatës, prindërve dhe këshillave të rinore të shkollave. Para një mal shkeljeve dhe parregullësive që kemi, inspektorët e arsimit gjejnë forcë dhe heshtin, kjo është absurde, ndërsa reagojnë prindërit e nxënësve siç ishte rasti në Pojatë “, ka thënë Agim Berisha, duke e bërë përgjegjës për ketë degradim kryetarin e Ferizajt.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve