Kandidatja për deputete nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila tha se Drenica dhe Skenderaji i ka dhënë një emocion të veçantë me mbështetjen e tyre.
Kusari-Lila foli edhe për incidentin që ndodhi në Skënderaj gjatë një aktiviteti të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit të saj për kryeministër, Albin Kurti, ku disa individë përdorën mjete të forta dhe piroteknike, ndërsa energjia elektrike u ndërpre.
Ajo theksoi se petardet e sotme janë ogur për fitoren e madhe dhe triumfin e demokracisë.
Tutje theksoi se Drenica dhe Skenderaji janë simbol i rezistencës, i tokës që nuk u nënshtrua kurrë, ku lufta për liri u bë amanet dhe e drejtë e patjetërsueshme, shkruan Arbresh.info.
“Drenica dhe Skenderaji na dhanë sonte një emocion të veçantë me mbështetjen e tyre, përkundër përpjekjeve të dëshpëruara të atyre që mendojnë se mund të tjetërsojnë vullnetin dhe përcaktimin e qytetarëve për demokraci, zgjedhje të lira dhe sovranitet, cep më cep.”, u shpreh ajo.
Kusari-Lila theksoi se petardet e sotme janë ogur për fitoren e madhe dhe triumfin e demokracisë.
“Kjo përpjekje e sotme është për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, një shtet ku nuk ka qytetarë të privilegjuar dhe të nënshtruar, por ku të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe drejtësisë. Petardet e sontme janë ogur për fitoren e madhe dhe triumfin e demokracisë, që do të festohet cep më cep Kosovës me 9 shkurt, kur 500 mijë zemra do të rrahin dhe votojnë për numrin 118!”, tha mes të tjerash ajo.
“Drenica mbetet burim frymëzimi për çdo shqiptar, si kujtesë e një historie të lavdishme dhe udhërrëfyese për rrugën drejt një të ardhmeje të ndritur për shtetin tonë.”, u shpreh Kusari-Lila./Arbresh.info/
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup