Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me partnerët e koalicionit ka zhvilluar një takim me banorët e Dardanisë së Pejës.
Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj ka thënë se Dardania e shumë dëshmorëve e martirëve, në kohët më të rëndësishme dha krejt çka kishte, duke u kthyer në urë për pranimin e logjistikës dhe shpërndarjen e saj.
“Kjo është trashëgimia që ka kjo parahyrje e Pejës për Pejën, bashkim e sakrificë”, tha ai.
“Të mbledhur sonte bashkë me ne, me një mbështetje të fuqishme për 137, na dhanë dritën e gjelbër që jemi drejt fitores së përbashkët edhe njëherë, sikur dikur. U ndjeva aq krenar sot, sa isha krenar në 1998/99, kur ishim kështu bashkë për një ideal”, ka thënë tutje Haradinaj./Arbresh.info/
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror