Kandidati për deputet nga Koalicioni “Lista për Familjen”, Selim Pacolli bashkë me deputetin Eman Rrahmani dhe kandidatët e tjerë për deputet të Koalicionit , janë takuar me qytetarët e Bardhoshit.
Ai tha se fushata e tyre ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, të cilët, siç tha ai, besojnë në vizionin tonë për Familjen dhe për një të ardhme më të mirë.
“Koalicioni për Familje po përballet me sfida të reja, por mbështetja e qytetarëve është fuqia që na shtyn përpara. Falenderojmë të gjithë ata që janë bashkuar me ne në këtë rrugëtim!”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu, ka ndarë një video nga ky tubim.
Aty shihet mbështetja e qytetarëve për këtë parti, shkruan Arbresh.info.
“Bardhoshi në mbështetje të Koalicioni për Familje!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 9 shkurt.
Partitë politike po vazhdojnë fushatën elektorale e cila nisi më 11 janar./Arbresh.info/
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror