“Jemi duke transformuar kulturën organizative të Vala për t’u shërbyer sa më mirë klientëve tanë dhe për t’i shpërblyer ata për besnikërinë e tyre. Përmes programit MANA, Vala jo vetëm që do shpërblejë klientët aktual, por, do të kthejë edhe më shumë konsumatorë në rrjetin më të mirë të telefonisë mobile në Kosovë VALA”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës/Vala-s, Agron Mustafa.
“Programi MANA është programi i parë i lojalitetit me partneritet në Kosovë. Kemi nderin që pjesë të programit ta kemi operatorin më të madh mobil në Kosovë, Vala. Përveç Vala-s, kompani tjera pjesëmarrëse janë HIB Petrol, Prince Coffee House, Gentli Shoes, Sach Pizza, SportVision, LightHouse Studio, dhe kompani tjera në të ardhmën”, pohoi Drejtori i Programit MANA, Dren Buja.
Programi MANA është programi i parë i lojalitetit në partneritet në Kosovë. Të gjithë konsumatorët do mund të anëtarësohen falas duke marrë kartelën e anëtarësimit tek kompanitë pjesëmarrëse në program. Anëtarët e programit MANA do mund të grumbullojnë pikë për çdo euro të shpenzuar, kurse pikët e grumbulluara do mund t’i shfrytëzojnë në formë të parave në cilën do kompani pjesëmarrëse.
Regjistrimi në MANA mund të bëhet në të gjitha pikat e shitjes së kompanive pjesëmarrëse, edhe në Vala. Gjatë regjistrimit duhet shënuar numrin e telefonit mobil të Vala-s për të grumbulluar pikë automatikisht në çdo mbushje dhe për të marrë promocione ekskluzive.
Pikët e mbledhura mund të përdoren në vend të parave në të gjitha pikat shitëse të partnerëve të programit MANA. Shembull: Në Vala për të marrë mbushje elektronike me pikët e grumbulluara përmes programit MANA, dërgoni SMS në numrin 50600 dhe vlerën e mbushjes (1, 2, 5, 10, 15, 20).
Për t’u regjistruar falas apo për më shumë informata vizitoni www.mana.cards.
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...