Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 6 mijë euro.
Gjoba e parë e PZAP-së në vlerë prej 4 mijë e 500 euro ndaj VV-së u shqiptua pas ankesës që Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kundër kësaj partie për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Në arsyetimin e PZAP-së u bë e ditur se VV-ja bëri shkelje ligjore duke e vendosur banerin e një kandidati për deputet në ndërtesën kolektive që është pronë komunale pa leje nga pronari.
Lëvizja Vetëvendosje, pas një ankese tjetër të LDK-së, u dënua edhe me 1 mijë e 500 euro të tjera për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa tha se VV-ja ka vendosur posterë në shtyllë dhe trafo elektrike në të cilat u ka bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e një tubimi në një shkollë në kryeqytet.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...