Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 2 pas mesnate në një lokal në rrugën “Besnik Lajqi”, në Pejë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëshënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rugova tha se disa persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të jetë një granatë dore.
“Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njesitet relevantë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”.
“Policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Rugova./Arbresh.info/
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë