Italia ka 40,000 piceri, dhjetë për qind e të cilave janë në rajonin e Campania-s, kryeqyteti i të cilit është Napoli, dhe 15,000 restorante të tjera të ushqimit të shpejtë që përgatisin pica të gatshme.
Sipas vlerësimeve, xhiroja në piceri kalon 15 miliardë euro në vit.
Kjo u njoftua nga Ansa në prag të festimit të 17 janarit si Dita Botërore e Picave, dhe deklaroi se ato piceri punësojnë rreth 100,000 punëtorë me kohë të plotë, dhe 100,000 punëtorë të tjerë me kohë të pjesshme që punojnë gjatë fundjavës.
Në Itali ka edhe një rritje të dërgesave në shtëpi të picave, e cila sipas të dhënave të dërgesës së ushqimit nga aplikacioni “Just Eat”, ka arritur në afërsisht 5.12 milionë kilogramë pica të porositura në vit, me një mesatare ditore prej mbi 14,000 kilogramë pica.
Sipas të dhënave nga i njëjti burim, picat më të porositura në Itali janë “Margherita” dhe “Capricciosa”.
Pas tre vitesh fushatë intensive mbarëbotërore, më e madhja e ndërmarrë ndonjëherë për shpalljen e trashëgimisë botërore jomateriale, arti i mënyrës napolitane të përgatitjes së picës u përfshi në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale nga komiteti i UNESCO-s më 7 dhjetor 2017./abcnews.al
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...