Dje në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, u mbajt një takim pune.
Në këtë takim u shqyrtua raporti vjetor i punës për vitin 2024 dhe u krahasua me raportin vjetor të vitit të kaluar 2023.
Sipas njoftimit, në vitin 2024, nuk kishte asnjë rast vrasje në rajonin e Prizrenit.
Përveç asaj, raporti vjetor tregon edhe rritje të ndjeshme në numrin e arrestimeve të personave me precedentë penale dhe në luftën kundër armëmbajtjes pa leje.
Këto janë prova dhe dëshmi të punës së palodhshme dhe të përkushtuar të policisë, duke dëshmuar se forca e ligjit dhe rendit është ende e fortë dhe e vendosur për të luftuar kriminalitetin. Sigurisht, ka ende shumë punë për të bërë dhe sfida të mëdha për t’u përballur me krimin, por nuk ka dyshim se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren po ecën në drejtimin e duhur.
Në fund, Drejtori Rajonal Kolonel Faton Alija, falënderoj zyrtarët e policisë së Prizrenit për punën e tyre të palodhshme dhe të përkushtuar, që dëshmojnë se policia e rajonit tonë është një forcë e fokusuar në sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Dhe me të gjitha këto rezultate pozitive, ndjehemi të kënaqur që jemi pjesë e këtij komuniteti dhe besojmë se puna e palodhshme dhe e përkushtuar e policisë së Prizrenit do të vazhdojë të sjellë rezultate të mrekullueshme edhe në vitet e ardhshme.
1. Veprat Penale:
Total veprat penale për vitin 2023: 3200 raste.
Total veprat penale për vitin 2024: 3043 raste, duke shënuar një ulje prej 5% krahasuar me vitin paraprak.
2. Veprat Penale kundër Jetës dhe Trupit:
Në vitin 2023, 1011 raste të veprave penale kundër jetës dhe trupit.
Në vitin 2024, ky numër arriti në 1007 raste, duke shënuar një ulje të lehtë prej 0.4%.
3. Detajet e veprave penale kundër jetës dhe trupit:
Vrasje: Në vitin 2023, janë regjistruar 4 raste vrasjesh, ndërsa në vitin 2024, nuk është raportuar asnjë rast vrasjeje.
Lëndime të rënda trupore: Janë shënuar ulje të theksuara prej 17%.
Lëndime të lehta trupore: Ka patur një ulje prej 1.5%.
Kanosje: Ka pasur një rënie prej 3.1%.
Sulme: Këto kanë shënuar një rritje prej 22%.
4. Veprat Penale kundër Pasurisë:
2023: 1221 raste të veprave penale kundër pasurisë.
2024: Ky numër ka rënë në 1072 raste, duke shënuar një ulje prej 12%.
5. Detajet e veprave penale kundër pasurisë:
Vjedhjet: Janë ulur me 7.5%, nga 371 raste në vitin 2023 në 343 raste në vitin 2024.
Vjedhje të rënda: Janë regjistruar 30% ulje, nga 297 raste në 2023 në 208 raste në 2024.
Demtimi i pronës: Ka pasur një rritje prej 4.5%.
Mashtrimet: Janë rritur me 9.4%.
Detyrime: Ka pasur një rritje të ndjeshme prej 200%, duke arritur një shifër prej 5/15 rasteve.
6. Raste të përgjithshme:
2023: 6073 raste të përgjithshme janë regjistruar.
2024: Ky numër ka rënë në 5857 raste, duke shënuar një ulje prej 3.6%.
7. Zbulueshmëria:
2023: Shkalla e zbulueshmërisë ishte 85.3%.
2024: Shkalla e zbulueshmërisë ka arritur në 87.8%, duke shënuar një rritje prej 2.5%.
Sa i përket numrit të aksidenteve, në vitin 2023 kanë ndodhur 2 mijë e 727 aksidente.
Në vitin 2024, kanë ndodhur 4% më pak aksidente përkatësisht 2 mijë e 617 aksidente.
Aksidente me Fatalitet në vitin 2023, kanë ndodhur 6 aksidente me 11 të vdekur.
Ndërkaq, në vitin 2024, 6 aksidente me 13 të vdekur/Arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...