Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza është takuar ambasadorin William Walker.
Me anë të një postimi në Facebook, Hamza tha se me ambasadorin kanë kujtuar çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduan për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria e tij do ta forcojë aleancën me Perëndimin, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se ambasadorin Walker e ka ftuar që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale.
“Një kafe me ambasadorin William Walker, heroin e lirisë sonë, zëri i të cilit na dha shpresë dhe i hapi rrugë intervenimit të NATO-s. I kujtuam çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduam për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin. Ambasadorin Walker e ftova që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale, të cilat doemos do ta bëjnë Kosovën ma të mirë.”, ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
Haxhiu e thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit
“250 mijë euro dhuratë”, Granit Plava jep detaje shokuese rr...
Mësohet ngjyra e fanellës, që Kosova e bartë sonte ndaj Sllo...
IHMK paralajmëron erëra të forta në Kosovë
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...