Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep TikTok zgjatjen 75-ditore për të respektuar ligjin që kërkon shitjen ose ndalimin e platformës, për të vendosur më pas nëse aplikacioni do të mbyllet përfundimisht në SHBA.
Ai thotë se gjatë kësaj kohe, SHBA nuk do të zbatojë ligjin e miratuar nga Kongresi vitin e kaluar dhe të nënshkruar nga ish-presidenti Joe Biden.
Duke folur për gazetarët në Zyrën Ovale, ai tha: “Unë ju them çfarë. Çdo person i pasur më ka telefonuar për TikTok.”
Kur u pyet nga një gazetar se pse ai ka ndryshuar mendje që kur u përpoq të ndalonte TikTok në 2020, Trump u përgjigj: “Sepse duhet ta përdor”.
Ai paraqiti mundësinë e një sipërmarrjeje të përbashkët, duke thënë se po kërkonte një partneritet 50-50 midis “Shteteve të Bashkuara” dhe pronarit të saj kinez ByteDance. Por ai nuk dha detaje të mëtejshme se si mund të funksionojë kjo.
Trump tha gjithashtu se tarifat e reja të mundshme tregtare ndaj Kinës mund të jenë të kushtëzuara nga një marrëveshje mbi pronësinë e platformës. Nëse Pekini refuzon një marrëveshje sipas tij do të ishte disi një akt armiqësor./tch/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...