Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për ndërtimin e Bibliotekës dhe Memorialit “Ibrahim Rugova” në kryeqytet. Ai e cilësoi këtë projekt si një homazh të përjetshëm për presidentin historik të Kosovës, i cili udhëhoqi vendin drejt lirisë.
Rama tha se veprat e Rugovës përfaqësojnë themelet e lirisë dhe dinjitetit kombëtar, duke e përshkruar atë si më shumë se një lider, një simbol të vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen e Kosovës.
“Biblioteka dhe Memoriali “Ibrahim Rugova” Jam thellësisht krenar që në kryeqytet do të ndërtojmë Bibliotekën dhe Memorialin “Ibrahim Rugova”, një homazh i përjetshëm për njeriun që na udhëhoqi drejt lirisë. Veprat e Ibrahim Rugovës janë themeli i lirisë dhe dinjitetit tonë kombëtar. Ai ishte më shumë se një lider – ishte simbol i vizionit, urtësisë dhe sakrificës për të ardhmen tonë”, shkroi në postim.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...