Sot, në komunën e Podujevës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë me vlerë 35 milionë euro.
Sipas njoftimit, të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve,Hekuran Murati, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, Drejtori i BERZH-it në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe Kryeshefi i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit, impianti për trajtimin e ujërave të zeza parashihet që të ju shërbejë rreth 50 mijë qytetarëve, të kontribuojë në reduktimin e ndotjes, të ndërtojë sisteme për mbrojtjen nga përmbytjet si dhe një impiant pilot për trajtimin e ujërave të ndotura të fshatërave.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Murati theksoi se Qeveria e Kosovës tashmë ka zbatuar një sërë projektesh me qëllim mbrojtjen e mjedisit me qëllim garantimin e mirëqenies së qytetarëve, siç janë për shembull projektet për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.
Projekti në fjalë është bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, dhe përfshin financim 25 milionë euro nga BERZH si dhe një financim shtesë nga Korniza Investive e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info/
/
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...