Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka organizuar disa aktivite. Te shtatorja e presidentit Bill Clinton është zëvendësuar flamuri i mëparshëm me një flamur të ri, të shoqëruar me një fjongo.
Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka theksuar se me këtë veprim respektohet populli aleat amerikan.
“Shfrytëzoj rastin që t’u uroj SHBA-së për kryerjen në mënyrë perfekte të zgjedhjeve të tyre nacionale pa turbulenca. Elementi tjetër që dua ta potencoj është që ta përgëzoj partinë Republikane për fitoren e arritur, njëkohësisht ta përgëzoj presidentin Trump për fitoren edhe për inaugurimin që do ta bëjë sot”, ka thënë ai.
Sipas tij, populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar di të respektoj aleatët, di të respektoj SHBA-në dhe të vlerësoj veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë.
“Shpresoj që presidenti Trump do ta vazhdoj veprimin e jashtëzakonshme politik sa ishte president nga e kaluara ku nëpërmjet tij arritëm ta sigurojmë një njohje të jashtëzakonshme që ishte Izraeli”, ka theksuar Rexhepi.
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...