Një zjarr i madh ka kapluar sot disa biznese në Suharekë.
E zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Arbresh.info.
Sipas Bytyqit, rreziku që zjarri të përhapet është eliminuar, megjithëse ka shkaktuar dëme të mëdha materiale
“Sot me datë 19.01.2025 ,rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje. Zjarri ka marr përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arrit të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri”, tha Bytyqi./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...