Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë tranzitin e gazit rus, përafrojnë një krizë energjetike.
“Në ditët e fundit janë raportuar zhvillime alarmuese në fushën e furnizimit me energji të Europës. Ukrainasit bllokuan gazsjellësin që ushqen Hungarinë me gaz, ndërkohë që administrata amerikane ka vendosur sanksione që kanë provokuar rritje të çmimeve të energjisë në Europë. Europa po shkon drejt një krize energjetike”, tha ai.
Orban zhvilloi një vizitë në Beograd ku ka takuar edhe presidentin serb Aleksandër Vuçic./abcnews/
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...