Katër qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një zjarri që shpërtheu në bodrumin e një ndërtese.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Lakuriq” të Prizrenit, shkruan Arbresh.info.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Qytetarët kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e tymit. Pas trajtimit janë liruar. Ndërkohë nga zjarri ka shpërthyer një xham aty”, tha Gashi.
“Me rastin po merren njësitet relevante. Ndërkaq, nesër inspektorët për parandalimin e zjarrit do ta trajtojnë rastin, për të kuptuar shkaqet se pse ka ndodhur ky rastin”, u shpreh ai./Arbresh.info/
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim i gru...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...
Ç’po ndodh në Vlorë, MABCO: Nuk do e pranojmë grabitjen e ae...
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës