Sekretari për Organizim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëherësh kandidat për deputet, Betim Gjoshi, ka pësuar një aksident gjatë fushatës elektorale.
Lidhur me këtë ngjarje, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Gjoshi i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjike pas një lëndimi që ai e cilësoi si jo të lehtë.
“Fushata dhe dimri i kanë edhe këto sfidat e veta. Fatmirësisht, Betim Gjoshi e përballoi me sukses ndërhyrjen kirurgjike, edhe pse lëndimi nuk ishte i lehtë. Të kaluara sa më shpejt, Betim! Të presim shëndosh e mirë pranë qytetarëve, të cilët të mbështesin dhe të duan si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës,” shkroi Krasniqi.
PDK mbetet optimiste për rikuperimin e shpejtë të kandidatit të saj dhe kthimin e tij në aktivitetet zgjedhore pranë qytetarëve që e mbështesin./Arbresh.info/
Universiteti i Tiranës: E drejta për t’u arsimuar dhe për t’...
Irani refuzon armëpushimin e ShBA-së
Arteta “çmend” Arsenalin: stërvitje me stilolapsa para ndesh...
Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standar...
Izraeli godet impiantin më të madh të Iranit, tensione para ...
Tensione në ndeshjen Rilindja 1974 – Trepça, u desh ndërhyrj...