Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) tha se gjatë muajit dhjetor 2024 ka shitur tepricat e energjisë elektrike në vlerë prej 100,489.
“Fillimisht, KEK ofron gjithë kapacitetin e energjisë elektrike për konsumatorët universal, përmes kompanisë për distribuim të energjisë elektrike, KESCO, si dhe për KEDS dhe KOSTT për mbulimin e humbjeve në rrjet. Vetëm tepricat e energjisë, të cilat janë në dispozicion për shkak të konsumit të ulët gjatë orëve të natës, shiten përmes bursës shqiptare ALPEX dhe ankandeve publike”.
KEK tha se duke iu referuar të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024, KEK ka realizuar shitjen e tepricave të energjisë elektrike si më poshtë:
Gjatë vitit 2024: 645,824 MWh, me çmim mesatar prej 70.84€/MWh, duke realizuar një total shitje prej 45,747,305€.
Gjatë muajit dhjetor 2024: 1,180 MWh, me çmim mesatar prej 85.13€/MWh, duke realizuar një total shitje prej 100,489€.
KEK tha se “këto të dhëna janë të sakta dhe të bazuara në raportet zyrtare, transparente dhe në përputhje me marrëveshjet kontraktuale me partnerët afarist KEDS/KESCO dhe KOSTT”.
“Çdo përpjekje për të keqinformuar opinionin publik dhe për të paraqitur këto të dhëna në një dritë negative është e pajustifikuar dhe tendencioze. Korporata Energjetike e Kosovës mbetet e angazhuar për ofrimin e energjisë elektrike në mënyrë të qëndrueshme dhe për transparencë në çdo aspekt të operimeve të saj”./Arbresh.info/
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...