Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin, Smajl Hajdaraj në 23 vjetorin e vrasjes së tij.
“Smajl Hajdaraj ishte patriot, veprimtar, intelektual, deputet, luftëtar i paepur, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova e Rugovist shembullor. Heroi i Kosovës, Smajl Hajdaraj mbetet personalitet qendror në historinë e rrugëtimit të shenjtë për liri, pavarësi e demokraci. Ishte patriot i orëve më të rënda të vendit tonë. Veprimtar i lëvizjes pavarësiste të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Komandant e luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e po ashtu edhe deputet i lirisë”, ka thënë Abdixhiku.
Sipas kreut të LDK-së, dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur edhe sot pas 23 vitesh nuk janë zbuluar autorët e krimit.
“Në 17 janarin e vitit 2002, atëherë kur Kosova veçse ishte çliruar nga okupuesi serb, veprimtarit të çështjes kombëtare e ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Smajl Hajdarajt, iu ndal dhunshëm aktiviteti dhe puna nga dora e lig e krimit, që nuk e donte Kosovën e lirë. Dhimbja bëhet edhe më e rëndë kur edhe sot pas 23 vitesh nuk janë zbuluar autorët e krimit”, thuhet në përkujtimin që lideri i LDK-së i ka bërë Smajl Hajdarajt në përvjetorin e vrasjes.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...