Ish-pjesëtarët e UÇK-së, që aktualisht po mbahen të paraburgosur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do të kenë mundësi të marrin pjesë në procesin zgjedhor si votues.
Këtë e ka konfirmuar për Arbresh.info, Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.
“Po. Janë marrë të gjitha masat paraprake që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si shtetas të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë Doyle.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje ka njoftuar se është në kontakt me Dhomat e Specializuara për organizimin e votimit për ish-ushtarët e UÇK-së.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se procesi i votimit do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së./Arbresh.info
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës