Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se është arritur një marrëveshje për kthimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës.
Njoftimi erdhi një ditë pasi zyra e Netanyahu tha se kishte pengesa të minutës së fundit në bisedimet për lirimin e pengjeve në këmbim të një armëpushimi në Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë, shkruan Sky News.
Netanyahu tha se do të mblidhte kabinetin e tij të sigurisë të premten dhe më pas qeverinë për të miratuar marrëveshjen.
Të enjten, Izraeli shtyu votimin për armëpushimin, duke fajësuar se Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për mospajtime në minutën e fundit, teksa tensionet në rritje brenda koalicionit qeverisës të Netanyahut shtuan shqetësimet për zbatimin e marrëveshjes.
Të mërkurën, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe ndërmjetësi, Katari, kishin njoftuar se marrëveshja ishte e përfunduar./abcnews.al
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...