Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi kandidatja Xhenet Syka ka shpërndarë një video përmes së cilës ka krahasuar Albin Kurtin me Adolf Hitler.
PZAP ka njoftuar, se LDK-ja ka afat prej 15 ditësh që të paguaj gjobën.
PZAP në vendim thotë se kjo fotografi më vonë është fshirë nga faqja e kandidates Xhenet Syka.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nxitur urrejtje ndaj subjektit politik LVV, në atë mënyrë që përmes rrjetit social ka publikuar, përkatësisht shpërndarjen në faqen e saj të rrjetit social video ku në këtë video, është bërë krahasimi i personaliteti i kryetarit të subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje me figurën e Adolf Hitlerit” – thuhet mes tjerash në vendimin e PZAP-së./Arbresh.info/
Vendimi i PZAP”
https://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2025/01/Anr.28-Vendim.pdf
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...
Vjen reagimi zyrtar i Kosovës, MPJD: SHBA po sulmon Ajetolla...
Raportohet se shefi i Pentagonit po e monitoron operacionin ...
Kryeministri australian: Australia është me popullin iranian
“Nuk kemi marrë pjesë në sulm”, Britania: Iranit nuk duhet t...