Për një arsye ose tjetër, mund të gjendeni në një situatë ku do të mund të ngelnit 24 orë pa gjumë.
Ndonëse mund të jetë e pakëndshme të qëndroni zgjuar për një natë të tërë, nuk do të ketë një ndikim vendimtar në shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Megjithatë, mungesa e një nate gjumi ndikon tek ju. Studimet kanë krahasuar qëndrimin zgjuar 24 orë të barabartë me përqendrimin e alkoolit në gjak prej 0.10 për qind.
Kjo do të thotë se mungesa e gjumit mund të ndikojë ndjeshëm në aftësinë tuaj për të menduar qartë dhe për të reaguar shpejt, njësoj si të jesh i dehur.
Efektet e tjera që do të mund të ndikojnë tek ju nëse qëndroni 24 orë pa gjumë janë si më poshtë:
Do të keni përgjumje;
Do të jeni të nevrikosur;
Nuk do të jeni në gjendje të merrni vendime;
Nuk do të jeni në gjendje të gjykoni;
Do të keni perceptim të ndryshuar;
Do të keni deficitet të memories;
Do të keni paaftësi të të shikimit dhe dëgjimit. /Telegrafi/
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE