Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se sekretari i kësaj partie, Nol Nushi, është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.
Molliqaj bëri të ditur se Nushi është ndaluar nga policia për një rast të vitit 2016 sa ishte aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”.
“Në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Po ashtu, Molliqaj kërkoi lirimin e menjëhershëm të Nushit si dhe hetim të këtyre veprimeve, të cilat ai i quajti arbitrare.
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...