Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO)
Begaj përgëzoi Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO në Shqipëri si edhe drejtuesit lokalë për punën e deritanishme të kësaj organizate për ndërtimin e rrjeteve të bashkëpunimit ndërinor në Ballkanin Perëndimor, nxitjen e ndërkulturalitetit, mendësisë së paqes, mirëkuptimit e bashkëpunimit.
Presidenti Begaj inkurajoi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor të zgjerojë sipërmarrjen e nisur, që synon promovimin e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit, si dhe bashkëpunimin e të rinjve përmes programeve të shkëmbimit, duke u shprehur: “E ardhmja është në duart e të rinjve. Ata kanë aftësitë dhe energjitë të krijojnë mundësi të reja për zhvillimin e qëndrueshëm, si dhe për integrimin Euroatlantik të Ballkanit Perëndimor”.
Marrëveshja për Themelimin e RYCO u nënshkrua nga kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Samitin e BP-së, të mbajtur në Paris më 4 korrik 2016. Kjo organizatë është produkt i Procesit të Berlinit./abcnews.al
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...