Një person është arrestuar në Podujevë pasi që kishte ekspozuar në rrjetet sociale një fotografi me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë me karikator pa fishekë, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari pas intervistimit është liruar.
“Podujevë / 31.12.2024 – NN. Më 14.01.2025 është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se kishte ekspozuar në rrjete sociale një fotografi me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është sekuestruar një pushkë me karikator pa fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...