Spektakli i mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP Albania solli emocione të forta kur prezantuesi Ledion Liço lexoi një mesazh prekës nga prindërit e G Banit, emri i vërtetë i të cilit është Arban Përlala.
Mesazhi, i mbushur me ndjenja dhe reflektim, përmbante një kërkim ndjese ndaj Gjestit, pas tensioneve dhe debateve të krijuara gjatë javës.
“Jemi prindërit e Arbanit, ai ka hequr dhe vuajtur shumë në jetë. Shumë ngjarje që nuk i ka treguar, e kanë bërë që të veprojë dhe të këmbëngulë, me të gjitha armët për të dalë nga vetja e tij,” thuhej në letër.
Prindërit e Arbanit, duke folur për përvojat e vështira që djali i tyre ka kaluar, shprehën mirëkuptim për veprimet e tij, por njëkohësisht shfaqën pendesë për situatën e krijuar, veçanërisht në drejtim të Gjestit, për të cilin kërkuan ndjesë.
“Ne nuk duam të ndryshojmë vendimet e juaja, por ndjesë për djalin që iu përmend familja”, shkruanin ata, duke treguar një ndjeshmëri të veçantë ndaj dinamikave të krijuara në shtëpi.
Mesazhi përfundoi me një referencë ndaj At Gjergj Fishtës:
“I kujtojmë Arbanit se Fishta i madh thotë: ‘Por i urti kurrë nuk ngutet prej burrnisë, por prej tute’”.
Fjalët prekëse u pritën me heshtje dhe reflektim nga banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa Arban Përlala dukej emocional dhe i prekur nga gjesti i prindërve të tij. /Telegrafi/
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...