Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, planifikon të heqë Kubën nga lista e shteteve sponsorizuese të terrorizmit, në kuadër të një marrëveshjeje për lirimin e të burgosurve.
Pas këtij njoftimi, autoritetet kubane deklaruan se do të lirojnë 553 të burgosur të akuzuar për “krime të ndryshme”, transmeton klankosova.tv.
Pritet që mes tyre të jenë edhe pjesëmarrës të protestave antiqeveritare të zhvilluara katër vite më parë.
Sipas bbc, Kuba u rikthye në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump, në ditët e fundit të mandatit të tij të parë në vitin 2021, çka rezultoi në ndalimin e ndihmës ekonomike dhe eksporteve të armëve nga SHBA-ja për këtë vend.
Megjithatë, një zyrtar i administratës Biden deklaroi të martën se një rishikim i situatës nuk ka gjetur asnjë provë që të mbështesë këtë përcaktim.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...