Nënkryetarja dhe kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka prezantuar vizionin e partisë së saj për zhvillimin ekonomik të vendit përmes rritjes së investimeve kapitale.
Gjatë intervistës në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Bajrami ka theksuar se LDK-ja synon të investojë 1.2 miliard euro në vit në projekte kapitale, duke e çuar shumën totale në 5 miliardë euro gjatë një mandati qeverisës.
“Në kemi planifikuar që investimet kapitale në vit të jenë 1.2 miliard euro. 5 miliardë brenda mandatit qeveritar, dhe konsiderojmë që duhet të rritet efikasiteti në implementimin e investimeve kapitale, e cila besoj që do të jetë një infuzion jashtëzakonisht i mirë për sektorin privat në ekonomi”, tha Bajrami.
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE