Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe profesorit të shquar, Sabahajdin Cena, i ka dorëzuar familjes së tij një mirënjohje Post Mortem për kontributin e tij të shquar patriotik e partiak.
Krasniqi në Facebook ka thënë se Profesor Cena ishte një personalitet emblematik, një intelektual i spikatur dhe një luftëtar i UÇK-së, i cili i dha Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës gjithçka që kishte, shkruan Arbresh.info.
“Ky akt simbolik përfaqëson respektin dhe falënderimin tonë të përjetshëm për një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në rrugëtimin tonë kombëtar dhe politik”, ka shkruar Krasniqi./Arbresh.info/
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn