Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka reaguar ndaj procesit gjyqësor dhe vendimit për dënimin e liderit të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.
Sipas tij, në këtë rast ligji është zbatuar në mënyrë selektive, pasi Gjykata la në arrest shtëpiak Ivanoviqin deri në fuqizimin e vendimit, derisa komandatët e UÇK-së rrinë në burg.
Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:
Pse heshtin qeveritarë tanë? Kur ligji zbatohet në mënyrë selektive ndodh edhe kjo.
Për të njëjtën masë të shqiptuar nga gjykata gjithnjë duhet të zbatohen standarde të njëjta.
Ligji parasheh që për dënimet mbi 5 vite, i dënuari, vendimin e shkallës së dyte e pret në paraburgim. Sot Oliver Ivanoviqi u dënua me nëntë vjet burg. Gjykata e la në arrest shtëpie e jo në burg sipas ligjit.
Pse, për të njëjtën masë gjyqësore kemi standarde te dyfishta në zbatim të ligjit. Komandantet e UCK-së janë në burg, Ivanoviqi në shtëpi edhe pse është dënuar me nëntë vite burg.
Sot vendimi i Gjykat? ?s Themelore te Mitrovicës, len për të dyshuar se drejtësia është nda në bazë të marrëveshjes politike dhe jo sipas ligjit.
Deri kur kështu!
Alvarez futet në “radarin” e Perezit, Atletico g...
Zv.kryeministri i Belgjikës: Asnjë parti s’mund të qeverisë ...
Memoriali i Adem Jasharit, Rama: Do të jetësohet zëri i hero...
Top 10 yjet që do të debutojnë në Kupën e Botës 2026: Nga Ha...
Beyer thirrje politikanëve në Kosovë: Të tejkalohet jofunksi...
Gjykatat në Kosovë nën akuza për korrupsion dhe zvarritje – ...