Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri e ka cilësuar datën 9 shkurt si një moment historik për vendin.
Tahiri theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, duke thënë se ato nuk janë thjesht për katër vjet, por për të ardhmen e Kosovës për një shekull, shkruan Arbresh.info.
“Më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo për katër vjet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme. Nuk ka ditë dhe moment më të mirë që Kosova më 9 shkurt me i nda rrugët njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja dhe politika e kësaj Qeverie anti-shtetërore,” ka deklaruar Tahiri.
“Vendi ynë ka nevojë për njerëz që i njohin dhe i respektojnë vlerat, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, vlerën më të shenjtë të historisë sonë më të re, që është UÇK-ja,” ka shtuar ai.
Tahiri ka theksuar se programi i AAK-së, me numrin 137, garanton një Kosovë të përqendruar tek qytetari dhe me synim për t’u anëtarësuar në NATO./Arbresh.info/
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...