Arsenal dhe Manchester United kanë mbyllur me rezultat baras 90 minutëshin e sfidës së FA Cup në kuadër të raundit të tretë.
Tashmë fituesi do të përcaktohet në vazhdime potencialisht në penallti, shkruan Arbresh.info.
Një ndeshje që prodhoi gjithçka brenda pjesës së dytë me dy gola, një penallti e një karton të kuq.
“Djajtë e kuq” e nisën më mirë me golin e Fernandes. Mirëpo pas nëntë minutash, fati nuk i buzqëshi Unitedit, ku mbeti me 10 lojtarë në fushë pas kartonit të kuq të Dalotit.
Dy minuta pas përjashtimit të Dalot, Gabriel i Arsenalit barazoi takimin.
Arsenali pati mundësi të shënoj gol në minutën e 72-të, mirëpo nga penalltia gaboi Odegaard.
“Topçinjtë” patën edhe dy mundësi të mira por që Bayindir bëri dy pritje të shkëlqyera.
Mbetet të shihet nëse vazhdimet do të prodhojnë fitues./Arbresh.info
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës