Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin.
Siç njofton Presidenca, Osmani rikonfirmoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për t’i mbështetur vazhdimisht shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në realizimin e të drejtave të tyre në përputhje me standardet më të larta për të drejta të njeriut.
“Po ashtu, në këtë kontekst, Presidentja dhe Kryetari Pajaziti diskutuan edhe për lehtësimin e procedurave të shtetësisë për qytetarët nga këto komuna, duke theksuar rëndësinë e adresimit të sfidave me të cilat përballen ata”, thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, kreu i Bujanocit falënderoi Presidenten për ngritjen e zërit për të drejtat e shqiptarëve në Luginë në të gjitha forumet ndërkombëtare, ndërkaq diskutuan edhe për një sërë iniciativash nëpërmjet të cilave mund të përkrahen shqiptarët në Presheve, Medvegjë e Bujanoc./Arbresh.info
Operacion policor në Tiranë, goditet grupi i trafikut të arm...
Policia e Kosovës sekuestron armë pas një incidenti në Pejë
Juventusi arrin marrëveshje personale me Emiliano Martinezin...
Arrestohet i dyshuari për posedim narkotikësh dhe falsifikim...
Tërmeti 7.8 në Filipine: 46 të vdekur, vazhdojnë kërkimet pë...
Pas 18 vitesh në heshtje, pacientja rikthen dëgjimin falë op...