Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ushtria e vendit ka kapur dy ushtarë të Koresë së Veriut në rajonin Kursk të Rusisë.
Siç raporton Reuters, Zelensky theksoi se ushtarët e kapur të Koresë së Veriut komunikojnë me Shërbimin e Sigurisë të Ukrainës.
“Si të gjithë të burgosurit e luftës, edhe këtyre dy ushtarëve të Koresë së Veriut po iu ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore”, ka shkruar Zelensky në një postim në Platformën X.
Në dhjetor të vitit të kaluar, Zelensky tha se më shumë se 3,000 ushtarë të Koresë së Veriut ishin vrarë ose plagosur në luftimet kundër forcave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë.
Sipas Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, Pheniani ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të përforcuar ushtrinë ruse në luftën e saj me Ukrainën, dhe disa prej tyre janë vendosur në Kursk, ku trupat ukrainase pushtuan në gusht një pjesë të territorit./abcnews.al
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...