Nga muaji i ardhshëm pritet të nisë vaksinimi kundër virusit të papillomës humane (HPV) edhe për djemtë e moshës 12 vjeçare.
Kështu u bë e ditur në konferencën për medie të Ministrisë së Shëndetësise dhe IKSHPK-së.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për fëmijët tanë dhe do të ju njoftoj për fillimin e vaksinimit edhe për djemtë, ky virus shkakton shumë telashe dhe kancere. Me futjen e kësaj vaksine në kalendarin e rregulltë krahas vaksinave tjera, sigurojmë që brezat e ardhshëm të jenë të sigurt dhe të mbrojtur”, tha Vitia.
Ardita Baraku, drejtoreshë e IKSHPK-së, i bëri thirrje qytetarëve që t’i përgjigjen pozitivisht thirrjes për vaksinimin e djemve
“Gjatë vitit të kaluar është bërë lansimi i vaksinimit kundër HPV dhe për këtë është bërë informimi i duhur. Prej sivjet do të nisë edhe ai për djemtë. Bëjë thirrje për rëndësinë e vaksinimit që të vazhdohet imunizimi dhe të jenë të mbrojtur fëmijët tanë”, tha ajo.
Fetije Fetaj, shefe e Programit të Vaksinimit, konfirmoi se vaksinimi për djemtë do të nisë në shkurt të këtij viti.
“Ashtu si për vajzat edhe për djemtë pritet të nisë në shkurt të këtij viti. Vaksina është e sigurt, efektive dhe pa efekte anësore. Ajo jepet në shkolla dhe institucione”, tha ajo./Arbresh.info

Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...