Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas mbylljes së një zyrë tatimore që dyshohet se ka vepruar si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë, e vendosur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat institucional .
Po ashtu, premtoi se do të vazhdojnë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona.
Sipas tij, ky insitucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës.
“Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin.”, ka shkruar mes të tjerash ministri Sveçla./Arbresh.info/
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media