Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur takimin e radhës nën drejtimin e kryetarit Hashim Thaçi, ku u diskutua lidhur me gjendjen shëndetësore të kryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, i cili po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë.
PDK, ka shprehur shqetësim me trajtimin e kryetarit Lushtaku, duke kërkuar trajtim adekuat shëndetësor në mënyrë publike nga kolegji gjyqësor i EULEX-it.
“Në këtë takim u shpreh shqetësimi në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku. PDK kërkon që Lushtaku të ketë trajtim adekuat shëndetësor, gjersa kujdesi për shëndetin e tij të jetë i plotë , ligjor dhe human. PDK, shpreh kërkesën publike për kolegjin gjyqësor të EULEX-it që rastin shëndetësor të kryetarit Lushtaku ta trajtojë sa më shpejtë, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta dhe shëndeti i tij”, thuhet në komunikatë.
Siç thuhet në komunikatë, në këtë takim PDK-ja edhe njëherë shprehu bindjen për luftën e drejtë të UÇK-së dhe Lushtakut.
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur