Dorëheqja e Justin Trudeau pas një dekade në pushtet, ka nxitur zërat se kush mund të jetë kreu i ardhshëm i Partisë Liberale dhe qeverisë në Kanada.
Trudeu u largua pas kritikave të shumta ndaj politikave të tij ekonomike, ndërsa zërat më kritikë i erdhën nga besnikët dhe aleatët e tij.
Në dhjetor, zëvendëskryeministrja e atëhershme Chrystia Freeland kishte qortuar ashpër qeverinë, ndërsa u shpreh ajo dhe Trudeau “e kishin gjetur veten në mosmarrëveshje për rrugën më të mirë përpara”, teksa dha dorëhqejen. Vetëm disa javë më vonë, Trudeau do të shpallte dorëheqjen e tij, ndërsa Freeland po lakmohet se mund të jetë kryeministrja e ardhshme.
Anëtarët e Partisë Liberale në pushtet të Trudeau po përgatiten të garojnë për vendin e parë dhe 56-vjeçarja Freeland tashmë shihet gjerësisht si një nga pretendentet kryesorë të mundshëm për drejtimin e partisë. Politikanët opozitarë kanadezë gjithashtu duket se e shohin Freeland-in si një pasardhës të mundshëm.
Midis kanadezëve, Freeland shihet si një politikane e aftë dhe një kandidate për të drejtuar vendin në të ardhmen./rtsh.al/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...