Ndonëse është një prej vendeve prodhuese më të mëdha të naftës në Europë, Norvegjia kaloi çdo pritshmëri lidhur me automjetet elektrike.
9 prej 10 makinave që u shitën përgjatë 2024-ës në vendin nordik ishin elektrike, duke e vendosur Norvegjinë brenda objektivit për të eleminuar plotësisht makinat me djegie të brendshme.
Politikat e Norvegjisë synuan nxjerrje në mënyrë graduale nga tregu të makinave me benzinë e naftë për shkak të taksave të larta, duke përjashtuar nga importi dhe taksat mbi vlerën e shtuar të automjeteve elektrike.
Sipas të dhënave zyrtare të Federatës Norvegjeze të Rrugëve, automjetet plotësisht elektrike përbënin 88.9% të makinave të reja të shitura në 2024, nga 82.4% që u ishin në vitin 2023.
Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjet e makinave që lëshojnë dioksid karboni deri në vitin 2035, por mund të lejojë shitjen e makinave që punojnë me karburant të prodhuar nga CO2 i kapur.
Rritja e përqindjes së makinave elektrike në rrugët e Norvegjisë do të thotë se edhe sektorë të tjerë duhet të përshtaten, pasi në stacionet e stacionet e karburantit pompat e benzinës janë zëvendësuar me karikues elektrikë të shpejtë./tvklan.al
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...
Arrestohet 25-vjeçari në Ferizaj, kërkohej me urdhërarrest –...
Al-Nassr shpall futbollistin e sezonit – dhe nuk është Ronal...
KEDS me punime, në këto qytete do të ketë ndërprerje të rrym...
Të martën mbahet protestë në Tiranë në mbështetje të student...