Stinori pranveror në basketbollin kosovar nis në këtë mesjavë me xhiron e 15-të për t’u zhvilluar, ku priten disa takime të zjarrta.
Palestra “Sezai Surroi”, mirëpret derbin e kësaj xhiro ku do të takohen Bashkimi dhe Trepça, shkruan Arbresh.info.
Të dy skuadrat kanë fituar nga një ndeshje mes tyre këtë sezon, me mitrovicasit që janë liderë në tabelë kurse prizrenasit i ndjekin pas si të dytin.
Kjo ndeshje luhet të mërkurën me fillim nga ora 19:00.
Në po të njëjtën ditë dhe orar luhet dueli tjetër në kryeqytet mes Borës dhe Golden Eagle Yllit.
Kryeqytetasit kanë bërë një merkato të madhe duke transferuar lojtarë cilësorë në skuadër dhe pritet të jenë “arrë e fortë” në stinorin pranveror, teksa suharekasit kanë afruar në radhët e tyre Jan Palokajn.
Ditën e enjte zhvillohet edhe dy takime tjera ku kryefjala do të jetë në Gjakovë, ku do të përballet Vëllaznimi e Peja.
Ndërsa ndeshja tjetër është ajo mes Sigal Prishtinës dhe Proton Cable Prizrenit.
Edhe këto dy sfida startojnë nga ora 19:00./Arbresh.info
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...