Mbi 10 milion pasagjerë mirëpriti aeroporti ndërkombëtar i Tiranës gjatë vitit 2024.
Ky rekord historik tregoi rritjen e vazhdueshme te aeroportit, duke e renditur aeroportin e Tiranës me fluksin më të larte të fluturimeve në rajon.
Festat e fundvitit shtuan më shumë fluksin e udhëtarëve. Emigrantët shqiptarë u kthyen në vendlindje për të festuar.
Në aeroport, i lartë është edhe numri i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet e fundvitit.
Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës është porta hyrëse më e madhe në Shqipëri. Në këtë fillim viti terminali është në çdo moment i mbushur me pasagjerë.
Ndërkohë që numri i pasagjerëve u rrit ndjeshëm gjatë festave, aeroporti e përballoi fluksin pa asnjë vonesë.
Rekordi i pasagjerëve u arrit me 3 janar u regjistruar 31 mijë udhëtarë.
Teksa viti që shkoi u mbyll me një rekord historik, të mbi 10 milion pasagjerëve, pritshmëritë për 2025 janë edhe më të mëdha.
Investimet vijojnë, me zgjerimin e pistës, aeroporti planifikon lidhjen e Shqipërisë me të tjera destinacione, nga më të afërtat deri tek më të largëtat.
Aeroporti i Tiranës është tashmë ura më e rëndësishme e lidhjes së Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës dhe të botës, duke ofruar destinacione të shumta, me çmime të mira dhe me shërbime të shumëllojshme për udhëtarët./abcnews.al
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...